Një portret i aktores Kejt Vinslet, i cili në filmin “Titanik” paraqitet si vizatim i kolegut të saj Leonardo Dikaprio, ka dalë në shitje në ankand dhe pritet të arrijë vlerën mbi 11.000 euro.

Në filmin e xhiruar në vitin 1997, Dikaprio luan rolin e Xhek Doson, i cili njihet dhe dashurohet në bukuroshen Rouz Kalvert (Kejt Vinslet).

Rouz kërkon nga Xhek që ta vizatojë derisa pozon lakuriq në kabinën e anijes, kurse me vete mban vetëm diamantin “Zemra e oqeanit”. Vizatimi në ankand është ofruar nga kompania amerikane “Premiere props”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here