Vetëm pak minuta për parë për “UsWeekly” është konfirmuar që aktorja Natalie Portman dhe koreografi Benjamin Millepied janë martuar.

Të sapo martuarit kanë bërë betimet e tyre në një shtëpi private në Kaliforni, në një ceremoni me shumë pak të pranishëm.

Deri më tani nuk kanë dalë detaje të tjera nga dasma e tyre.

Çifti kanë një fëmijë 13 muajsh bashkë.

Ata janë takuar për herë të parë në gjirimet e filmit “Black Swan” ku protagoniste ishte Portman dhe Benjamin kishte një rol të vogël si koreografë. Natalia për këtë film është shpërblyer me çmimin Oskar. Ata janë fejuar në dhjetor të vitit 2010.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here