Aktorja e mirënjohur, Natalie Portman, është duke vizituar prindërit e saj që jetojnë në Kaliforni. Së bashku me të ka udhëtuar edhe bashkëshorti i saj, Benjamin Millepied, me të cilin ajo ka një djalë, Alephin.

Fytyra e bukur e aktores 30-vjeçare dhe fitueses së çmimit Oskar së shpejti do të zbukurojë pullat postare që do të jenë të shtypura nga “PETA”, shoqata më e madhe në botë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

PETA do të shtypë pullat postare me fytyrat e 20 vegjetarianëve më me famë në botë, shkruan “New York Daily News”.

“Ka të bëjë me njerëzit që kanë ndikim të madh në popull, dhe pak njerëz e dinë se ata janë vegjetarianë,” tha Lisa Lange, nënkryetare e PETA-s. Në pulla postare do të gjenden edhe vegjetarianët Paul McCartney, Ellen DeGeneres, Leona Lewis.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here