Natalie Portman (29) ka rolin kryesor në filmin “Black Swan” të Darren Aronofskyt.

Aktorja luan balerinën, e cila në New York përgatitet të zëvendësojë yllin kryesor të baletit “Swan Lake”, por me rivalen e saj (Mila Kunis) zhvillon marrëdhënie misterioze, e cila kulmon me skenën lesbike.

Babai i saj, mjeku izraelit Avner Hershlag, thuhet se është zemëruar për shkak të skenave të nxehta në filmin “Black Swan”. Marrëdhëniet janë ftohur vërtetë, pasi babai mendon se Natalie ka degraduar plotësisht me këtë rol”, ka thënë burimi.

“Black Swan” e kishte premierën në Festivalin e Venecias, ndërsa në kinematë amerikane arrin në dhjetor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here