Natalie Portman është bërë nënë për herë të parë. Aktorja 30-vjeçare dhe i fejuari i saj 33-vjeçar, Benjamin Millepied, të cilin e ka njohur në xhirimin e filmit “Black Swan”, ku ka punuar si koreograf, janë bërë me djalë.

Se janë fejuar dhe se presin bebe, Natalie dhe Benjamin kishin njoftuar në dhjetor të vitit të kaluar, transmetojnë agjencitë.

Para disa muajve, aktorja e bukur zbuloi sesi në shtatzëni kishte hequr dorë nga të qenit vegjetariane, për të qenë e sigurt se bebja do të marrë të gjitha substancat e nevojshme për zhvillim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here