Starleta është përsëri objekt i thashethemeve, pasi që në internet po qarkullon një xhirim pornografik me një vajzë që “çuditërisht i ngjan asaj.”

Kim Kardashian tani është një nga yjet më të mëdha të reality show, edhe pse “karrierën” në shoubiznes e filloi kur në internet rrodhi një video private që ajo bëri me këngëtarin Ray J.

Tabloidët amerikanë transmetojnë se Kim aktualisht është në bisedime me avokatët për të ndaluar publikimin e një tjetër porno xhirimi.

Në xhirim shihet një zeshkane e bukur që me të vërtetë duket si Kim, në “aksion” me një person tani për tani të panjohur.  Regjistrimi zgjat më pak se një orë, dhe një pronar i panjohur aktualisht është duke u përpjekur për ta shitur atë. Por duket se nuk do të ket1% asgjë nga kjo. Kardashian nuk i ka komentuar shkrimet me pohimet nëse është apo jo ajo në video. Por ndërkohë është paraqitur përsëri incizimi me Ray J, dhe nuk dihet vetëm nëse incizimi daton para se Kim të bëhej e famshme, pra a e ka bërë si një anonime e zakonshme, apo pasi është bërë e famshme.

Kardashian së fundmi është shkurorëzuar nga basketbollisti Chris Humphries, me të cilin ajo ishte në martesë për 72 ditë të tëra, ndërsa martesa glamuroze dhe fundi i marrëdhënies janë shfaqur në reality shoun “Kim dhe Courtney Take New York”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here