Ne kengen per Camerine perjashtohet Aferdita, vjen Poni si me e pershtatshme

Kenga e cila ishte menduar te realizohet per Camerine dhe te vinte si bashkepunim mes Hekuran Krasniqit, reperit Gold Ag dhe kengetares Aferdita Dreshaj, ne fund ka ndryshuar formatin.

Treshja e famshme ka ndryshuar, pasi Aferdita eshte perjashtuar nga ky projekt, edhe pse ne fillim shihej si e pershtatshme ne kete trio, qe mendohej se do te ishte nje nga projektet me te suksesshme dhe me patriotike te te gjitha koherave.

Ne vend te kengetares nga Mali i Zi, vjen kengetarja labe Poni, si e perzgjedhura e reperit Gold Ag. Ne kontaktuam me reperin, i cili na tregoi me shume rreth kesaj perzgjedhjeje. ‘’Ne fillim ishte si ide per shkak se ishte nga Mali i Zi dhe behej kombinimi Kosove, Presheve, Malesi qe t’i kendojme Camerise.

Por, kenga nuk i pershtatej kendimit te Aferdites dhe kete e arriti per mrekulli Poni, qe e falenderoj shume dhe shpresoj qe do te jete nje hit i pavdekshem’’, thekson reperi i njohur, Gold Ag. Ky projekt do te jete nje tjeter vazhdim i suksesit te kenges ‘’Kuq e Zi’’, qe para disa javesh eshte lancuar nga Meda, Sinani dhe Seldi, kenge kjo e cila flet po ashtu per bashkimin e trojeve shqiptare. Kete radhe, Camerise i kendojne Lugina, Shqiperia e Kosova./PanoramaPlus/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here