Kjo periudhë paska qenë një kohë mëse e frytshme për fëmijë… Listës së personazheve VIP që presin të bëhen me fëmijë, i është bashkuar së fundmi edhe këngëtarja labe, Poni, e cila për pak muaj do të bëhet nënë.

Ajo prêt fëmijën e saj të parë, që është mësuar se do të jetë djalë, ndërkohë që është në muajin e pestë të shtatzënisë.

Këngëtarja e njohur është kujdesur gjithmonë që ta mbajë jashtë vëmendjes së publikut jetën e saj private ndaj dhe shpeshherë udhëton jashtë vendit.

I fejuari i Ponit nuk është një fytyrë e njohur për mediat, për shkak se çifti ka dashur të ruajë privatësinë, gjë që Poni siç e theksuam edhe më lart e ka pasur përherë merak. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here