Poni mahnitë me “Americano” Pas një pauze në skenën muzikore, këngëtarja nga Shqipëria, Poni, është rikthyer me një projekt të ri.“Americano” titullohet kënga më e re e këngëtares, të cilën e solli në bashkëpunim me 2 Step, transmeton Telegrafi.

Kënga është e punuar nga vetë artistët, ndërsa e realizuar me videoklip nga produksioni “Max Production”.

Për styling-un e këngëtares, e cila na vie mahnitëse në këtë projekt është kujdesur stilisti Niko Komani.Kujtojmë se pas këtij projekti, artistja ka paralajmëruar një bashkëpunim me këngëtarin Shkumbin Ismajli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here