E ftuar në emisionin “Opinion” teksa po flitet për “Gratë mes karrierës dhe familjes”, deputetja e PS Elisa Spiropali është shprehur se nuk është një amvisë e mirë.

Ajo e pranoi publikisht se nuk dinte të gatuante apo të hekuroste, por që së fundmi ishte duke bërë përpjekje për të mësuar më tepër rreth këtyre impenjimeve familjare. Spiropali ka thënë se është tepër e ngarkuar sa i përket punëve të saj ndaj edhe nuk i mbetet shumë kohë që të mund të angazhohet më tepër në shtëpinë e saj, shkruan opinion.al

“Nuk jam nga ato që gatuaj edhe hekuros, por kam respektin më të madh për ato që e bëjnë këtë. S’kam qenë ndonjëherë, kam ikur që 16 vjeç në Kanada në kolegj dhe jam mësuar keq”, -u shpreh Spiropali.

Kujtojmë që Elisa Spiropali ka qenë në krye të Doganave në mandatin e parë të qeverisë Rama, në fushatën e zgjedhjeve të qershorit Spiropali ka kandiduar në qarkun e Korçes, e ditën e djeshme sebashku me Blerina Gjylametin morin kryesinë e PS së Tiranës, për të zëvendësuar Saimir Tahirin i cili është në hetim nga Prokuroria.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here