Politika ka ndikuar edhe Genc PrelvukajGenci i dhënë pas Partisë Demokratike të Kosovës, disa herë e kemi parë duke dhënë deklarata për media si zëdhënës i kandidatit për kryetar të Prishtinës, Astrit Salihu.

Ideja për të nisur aktivitetet e tij në politikë, Gencit i kishte ardhur kohë më parë, ngase ishte anëtar i PDK-së dhe kishte vizione për të ardhmen. “Ideja për të qenë pjesë e politikës nuk më ka ardhur tashmë një muaj apo një vit.

Mënyra e jetesës që kemi bërë ka qenë ngushtë e lidhur me politikën, kështu që sado pak kemi qenë në dijeni se çfarë është ajo.

Kemi bashkëjetuar me problemet politike, tensione, konflikte etj., për një kohë të gjatë dhe secili ka qenë kureshtar t’i njohë arsyet dhe shkaqet e gjendjes së tillë, e kjo ka çuar edhe në interesimin e secilit për të ditur diçka mbi këtë sferë që më pas dikush edhe e ka përzgjedhur për profesion.

Genci krahas politikës do të merret edhe me këngën, ngase kënga, siç thotë ai, është profesioni që e dëshiron më së shumti. “Këngën natyrisht që e kam profesion primar, ndërsa politika më pëlqen dhe mendoj se mund të kontribuoj edhe në këtë fushë”, përfundon ai.

2 KOMENTET

  1. o Genc yll je konnnnn me mz por edhe ne politik jeeee i afte,komplimenteee te duuuaaaaaaaaaaaaaa ZESHKANJA FERIZAJ…..je NR 1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here