Policia kap biznesmenin që fshihej në shtëpinë e Xhesika NdojitMe siguri e mbani mend Xhesikën, këngëtaren nga Puka e cila javët e fundit u komentua në mediat rozë për shkak të deklaratave se deputeti ia lypte me para. Përkundër historisë plot dyshime, fantazi, e të rrethuar me mister… një ngjarje e vërtetë, por jo kaq simpatike mësohet se i ka ndodhur së fundi, Xhesika Ndojit.

Një natë më parë, në nr. 129 u denoncua vjedhja e një apartamenti pranë Astirit, tek Unaza e Madhe në Tiranë. Efektivë të komisariatit nr.6 në Tiranë u nisën të kapin hajdutin, por pas kontrollit në shtëpi, veç të zotëve që mohuan vjedhjen, gjetën edhe një 35 vjeçar i cili fshihej në dollap, i veshur vetëm me mbathje.

Burime nga policia e Tiranës treguan për lapsi.al, se kur mbërritën në apartamentin e sinjalizuar, mësuan se bëhej fjalë për shtëpinë e këngëtares së njohur e cila jeton me të motrën. Dy vajzat i janë përgjigjur policisë në derë, duke mohuar vjedhjen e apartamentit të tyre, por uniformat blu insistuan të kryejnë kontroll në banesën e motrave Ndoji. Gjatë kontrollit, efektivët kanë gjetur në dollap një person të veshur vetëm me mbathje, të cilin Xhesika e prezantoi si këngëtar nga Kosova.

Por situata e çuditshme dhe informacioni i pakët, duket se shtoi më shumë dyshimet e policisë. “Kolegun” e këngëtares ata e shoqëruan në komisariat dhe pas verifikimeve, doli që mashkulli që fshihej në dollap ishte një biznesmen nga veriu, 35 vjeç.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here