Policët protestojnë kundër Beyonce-sPara stadiumit të qytetit të lindjes së Beyonce Knowles, ku këngëtarja po interpretonte të shtunën, janë tubuar pjesëtarët e policisë për të protestuar kundër saj!

Ylli i muzikës turneun e saj “Formation World Tour” e ka sjellë në Hjuston vikendin e kaluar. Mirëpo, përveç koncertit të shkëlqyeshëm, mbrëmjen e ka shënuar edhe protesta e policëve lokalë, të mbledhur në shoqatën “Coalition of Police and Sheriffs”.

“Besojmë se disa nga koncertet e saj janë tepër shumë antipolicorë”, ka thënë njëri prej anëtarëve të shoqatës, Tony Ragsdale, i cili ka protestuar disa qindra metra larg stadiumit “NRG Stadium”, ku është mbajtur koncerti. Ai me këtë rast ka menduar për videospotin e këngëtares “Formation” dhe interpretimin e saj në “Super Bowl”, ku Beyonce ka mbështetur lëvizjen “Black Live Matters” dhe e ka kundërshtuar dhunën e tepruar nga ana e policisë ndaj të zezakëve.

Anëtarët e Shoqatës së Policisë mes tjerash kanë bartur edhe portretin me karakterin e Captain America, të cilin e luan aktori Chris Evans. Protesta e tyre është organizuar pasi Beyonce gjatë një interviste ka deklaruar se e respekton policinë, por e kundërshton përdorimin e dhunës së tepruar nga ana e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here