Policët nuk e dënojnë Shpat Kasapin, por me një kushtNjë ngjarje e pazakontë i ka ndodhur këngëtarit Shpat Kasapi. Ndërsa ka qenë duke udhëtuar me automjet në orët e vona të së dielës, Shpati dhe menaxheri i tij janë ndaluar nga forcat e policisë rrugor, të cilat kanë bërë gati gjobën.

Këta të fundit nuk e dinin se kush udhëtonte në makinë dhe në timon ishte menaxheri i këngëtarit, transmeton javanews. Por, kur kanë parë Shpatin, policët e kanë ‘harruar’ gjobën dhe i kanë kërkuar autografe dhe foto Shpatit.

Java News sjell ekskluzivisht fotografitë e mbrëmshme, ndërsa policët dhe këngëtari duken tepër të qeshur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Lezhë-Shkodër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here