Roman PolanskiMediat zviceriane shkruajne se regjisori Roman Polanski i arrestuar para disa javesh per shkak te nje kerkese ekstradimi nga SHBA, eshte transportuar nga burgu i Winterthur ne nje spital te Zyrihut per shkak te problemeve shendetesore.

Regjistori polak i arratisur ne vitin 1978 nga Kalifornia, duhet te qendroje ne klinike per disa dite per shkak te problemeve shendetesore. Gazeta “Blick” shkruan se informacioni eshte marre nga nje burim i sigurt qeveritar.

Pak dite me pare, avokati i tij, Herve Temime u shpreh i shqetesuar per shendetin e artistit. “Eshte ne gjendje jo te mire pasi tashme ai eshte ne moshen 76 vjecare”, u shpreh avokati, duke shtuar se Roman premton qendrimin ne Zvicer gjate zhvillimit te procesit gjyqesor dhe nuk kerkon asnje imunitet artistik.

Arrestimi i Polanskit 3 jave me pare ne “Zuerich Film Festival” ngjalli reagimin e shume politikaneve dhe artisteve europiane qe kerkuan lirimin e tij. /tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here