Festivali i Filmit në Venecie ka mbijetuar mjaft mirë deri më tani, duke sjellë në tepihun e kuq një numër të madh të aktorëve të kategorisë “A” dhe një mori filmash me të cilët kritikët janë ndarë të kënaqur.

Në njërin prej festivaleve më të vjetra të filmit, të hënën u shfaq trileri politik i George Clooney, “The Ides of March”, filmi “Tinker, Tailor, Soldier, Spy” dhe komedia e Roman Polanskit “Carnage”, të cilët janë në garë për “Luanin e artë””.

Të dy janë në mesin e 22 filmave t[ tjerë që do të luftojnë për trofeun e madh. Edhe pse gjithmonë është e vështirë të parashikohen vendimet e jurisë së festivaleve, sipas një sondazhi të publikuar në revistën “Variety”, filmi “Carnage” (Masakra) udhëheq me parashikime, por konkurrenca përgjithësisht është e fortë.

“Carnage” është përshtatje nga shfaqja teatrale “God of Carnage” me aktorët Kate Winslet, Jodie Foster, Christoph Waltz dhe John C.Reilly në role kryesore. Polanski nuk do të mund ta pranojë vetë çmimin edhe nëse fiton, për shkak të ekstradimit nga Shtetet e Bashkuara. Ai ende po ballafaqohet me akuzën për një vepër të vitit 1977. Megjithatë fitorja do të ishte mjaft e mirëseardhur.

“Tinker, Tailor, Soldier, Spy”, i cili u dha premierë të hënën dhe është bazuar në romanin e John Le Carre, po ashtu llogaritet si konkurrent i fortë. Ai ka marrë kritika pozitive.

“Ky film është goxha favorit për ‘Luanin e artë’”, ka thënë Jason Solomons, kritik filmi për “Observer”.

Clooney mori notë pozitive fill pas premierës së filmit “The Ides of March”, një triler që shtjellon politikat amerikane, në të cilën ai paraqitet bashkë me Ryan Gosling dhe Philip Seymour Hoffman.

Vëmendjes së kritikëve nuk u ka shpëtuar as regjisori britanik, Steve McQueen, për filmin e tij “Shame”. Aktori Michael Fassander, i cili luan në këtë film, u vlerësua për një nga performancat më mbresëlënëse në festival.

“Fassenbender mundet që shumë lehtë ta fitojë ‘Coppa Volpi’ (çmimin për aktorin më të mirë)”, ka shkruar e përditshmja “La Stampa”.

Edhe filmi italian “Terraferma” u pranua mirë nga adhuruesit e kinemasë, por “The Summer” në të cilin rolin kryesor e luan Monica Bellucci, mori vlerësime të varfra.

Jashtë konkurrencës u shfaq filmi i Maddonës, “W.E”. Nëpër tepihun e kuq parakaluan yje si: Matt Damon, Gwyneth Paltrow dhe Laurence Fishburne, sikurse edhe aktori hollywudian veteran Al Pacino, i cili u nderua me çmim për vepër jetësore. Ai u nderua të dielën mbrëma kur u shfaq projekti i tij i fundit filmik, “Wilde Salome”.

Boxxxxxxxx

T: Regjisorët italianë sjellin rrëfimet e emigrantëve

Imigrimi në Itali është një temë e madhe në edicionin e sivjetmë të festivalit të filmit në Venecie. Disa nga filmat italianë që janë prezantuar në festival hedhin një vështrim kritik për mënyrën se si autoritetet dhe populli i këtij vendi janë duke luftuar të pajtohen me një valë të madhe të të ardhurve të rinj. Ndonjë temë tjetër nuk do të mund të ishte më aktuale për vitin kur mijëra imigrantë ilegalë që u larguan nga trazirat në Afrikën Veriore dhe lufta civile në Libi, arritën në Itali.

“Terraferma” ose “Mainland”, e regjisorit Emanuele Crialese, eksploron jetën e një peshkatari dhe familjes së tij në një ishull të largët në bregun sicilian, të cilët shpëtuan një grua etiopiane shtatzënë dhe e strehuan në shtëpinë e tyre.

Filmi, i cili është në garë për çmimet e festivalit, pasqyron një rrëfim fiktiv dhe nuk e identifikon ishullin, por në kastën e tij përfshihet edhe një ish – emigrant që i mbijetoi udhëtimit të rrezikshëm nëpër det dhe arriti në tokën italiane.

Numri i afrikanëve që rrezikuan jetën e tyre për të kaluar Mesdheun sivjet arrin deri në pesë mijë. Në “Terraferma”, peshkatari veteran i cili quhet Ernesto, njeh vetëm ligjin e detit dhe ndien obligim moral që t’u ndihmojë njerëzve që përballen me ujërat e trazuara, pavarësisht asaj që mund të thonë autoritetet. Por disa nga familjarët e tij të varfër nuk janë edhe aq të bindur.

Regjisori Crialese kishte vendosur ta realizonte filmin në vitin 2009, kur dëgjoi rrëfimin e një gruaje afrikane e cila ishte një nga pesë të mbijetuarit nga përmbysja e një anijeje, e cila po barte 21 afrikanë që ia kishin mësyrë Lampedusas.

“Isha i hipnotizuar nga fytyra e saj. Ajo sapo kishte kaluar nëpër ferr, tri javë në det, me njerëz që e panë, i qëndruan afër në ujë e më pas e braktisën përsëri. Dhe ajo dukej sikur kishte arritur në parajsë”, ka thënë ai.

Crialese i kishte ofruar gruas, së identifikuar vetëm si Timmit T., një film që është një padi e qartë kundër masave të ashpra të emigracionit të paligjshëm nga qeveria e kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.

“Për mua, përgjigjja e shtetit është krejtësisht e papërshtatshme”, ka thënë Crialese, pasi filmi ishte pritur ngrohtë pas shfaqjes në ekranin e madh në kuadër të “Venice Film Festival”.

“Të lejosh që njerëzit të vdesin në det është shenjë e mungesës së qytetërimit, për një shtet që e quan veten të civilizuar”, ka thënë ai.

Një mesazh të ngjashëm jep edhe filmi “Cose dell’altro mondo” (Gjërat e një bote tjetër), një komedi e realizuar nga Francesco Patierno që imagjinon se çka do të ndodhte në Itali nëse katër milionë punëtorët emigrantë të këtij shteti papritmas do të zhdukeshin. Përgjigjja e filmit është se në këtë vend do të mbylleshin fabrikat për shkak të mungesës së personelit, derisa të moshuarit në karroca do të braktiseshin dhe askush nuk do të përkujdesej për ta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here