Roman Polanski ka fituar Ariun e Argjendtë për regjisorin më të mirë në Festivalin e Filmit në Berlin për melodramën e tij të re, The Ghost Writer.

Polanski nuk mund të pranojë çmimin, pasi që është në arrest shtëpiak dhe po lufton kundër ekstradimit në SHBA, me akuzën se ka pasur marrëdhënie seksuale me një të mitur në vitin 1977.

Ndërsa filmi turk, Bal (Mjalti), ishte fituesi i papritur i Ariut të Artë si filmi më i mirë në festival.

Me regji të Semih Kaplanoglu, filmi tregon historinë e një djaloshi 6-vjeçar, i cili fillon kërkimin për babain e tij, një bletar që grumbullonte mjaltë për të siguruar mbijetesën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here