Ajo është vetëm 16 vjeçe, është 1.84 cm e gjatë dhe ka një zë shumë melodioz. Kjo është këngëtarja e re Arta Lala, e cila ka qenë e ftuar në programin “Pro shqip” në Top Kosova Radio, ku ka prezantuar veten dhe ka kënduar dhe “live” një pjesë nga këngëtarja e saj e preferuar Adele.

Ka lindur në Gjermani dhe jeton atje, ndërsa me gjithë bukurinë që ka dhe gjatësinë, ajo thotë se dëshiron vetëm të këndojë dhe jo të merret me modelizëm.

Këngëtarja e re dhe talenti i saj pretendon të hyjë fuqishëm në treg jo vetëm se është e bukur, por sepse këndon bukur, ndërsa na ka treguar se po bashkëpunon me një produksion turk në Gjermani, ku së shpejti do të sjellë një hit në stilin ballkanik, në gjuhën shqipe.

Gjatësia e saj këtë herë ka rënë shumë në sy edhe në mes të kolegëve të saj, saqë vajzat këngëtare janë bërë pak xheloze për Artën. M.GJ Kosova Sot

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here