Adelina Ismaili, ka kohë që nuk është shfaqur në media, ndonëse vëmendja e publikut për të nuk mungon.

Pasi përmbylli turneun ballkanik të zhvilluar gjatë sezonës së verës, ajo u komentua shumë nga mediat kur refuzoi ftesën për të qenë pjesë e jurisë në garën për talentë “X Factor Albania 2” dhe pas fjalimit të mbajtur në një akademi përkujtimore në Gjermani.

Tani, ajo do të rikthehet në ekrane me videoklipin e saj më të ri, i cili duket të jetë finalizuar dhe do të transmetohet brenda pak ditësh.
“Pak ditë nga ndajnë nga projekti, për të cilin flitet se është kryevepra shqipe e divës së muzikës së lehtë shqiptare”, thuhet në faqen e fansave të këngetares Ismaili. /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here