Në show-n e të mirënjohurit David Letterman-it, këto ditë ishte mysafire pop princesha Britney Spears.

Në të vërtetë gjatë emisionit, ekipi kishte incizuar një film të shkurtër në të cilin Britney flet për 10 rregullat të cilat do t’i fuste në funksion një ditë nëse do të ishte presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sikur që pritej edhe nga kjo këngëtare bionde, kërkesat e saj kanë qenë ‘të çmendura’, kështu që i kishin bërë të qeshnin publikun.

‘Pite falas për të gjithë’

Rregulli i dhjetë të cilin do ta sillte Britney është që patjetër të vihet rimel (hijëzim për sy), që në të vërtetë do të ishte presidenti i parë amerikan pas Nixon-it e cila çdo ditë do ta bënte këtë. Nëse ushtria amerikane do të dëshironte që të merrte ndonjë hapësirë, atëherë ajo do të ishte ndonjë vend i argëtimit si qytetet turistike meksikane, ishte rregulla e saj e nëntë.

E teta me radhë do të ishte “pite falas për të gjithë”, tha Britney e cila si duket është adhuruese e madhe e pites amerikane. Si një admiruese e hatashme e pokerit, Britney si rregull të shtatë do të kërkonte që selia e saj të jetë në njërin nga kasinot e Las Vegas-it. Në numrin gjashtë është plani i saj, ose parfumi “Circus Fantasy” i cili do ta nxirrte Osama Bin Laden-in nga vendstrehimi i tij.

Nënpresidenti i saj do të ishte P. Diddy

Si rregull i pesë do të ishte kërkesa që të gjithë sekretaret e shtetit në konferencat shtetërore do të duhej që rrobat t’i ndërrojnë disa herë. Pastaj do të përkushtohej për politikën fiskale, ndërsa nën numrin tre do t’i thërriste të gjithë amerikanët që të gjejnë mënyrën që të bëjnë një klub të natës në Hënë.

Për nënpresidetin e saj do ta zgjidhte reperin P.Diddy-n, ndërsa e fundit dhe më e rëndësishmja- dëshiron që mediat më në fund ta përqendrojnë vëmendjen në të. Është e mjaftueshme të thuhet vetëm-humor amerikan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here