Mediat e huaja po flasin së fundmi për një lidhje romance mes prezantueses nga Afrika e Jugut, me biznesmenin shqiptar Fatmir Hysenbelliu.

Në fakt, postimet e fundit në rrjetet sociale të çojnë drejt një mendimi të tillë.

Vetë 31-vjeçarja ka zbuluar se ka udhëtuar në Shqipëri për të jetuar me “njeriun e jetës”.

Madje ajo ka publikuar edhe një foto buzë detit, në një nga bizneset të babait të Fatmir Hysenbelliut.

Bonang vizitoi Shqipërinë javën e kaluar, edhe pse nuk është e qartë arsyeja.

Po ashtu ata janë edhe në një foto mes miqsh në ditëlindjen e 27-vjeçarit.

Bonang ka pëlqyer dhe komentuar disa nga fotografitë e tij, duke përfshirë një imazh nga festimet e ditëlindjes më 4 prill.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here