Si duket viti 2012 nuk do të jetë fundi botës, por që fundi i ndonjërit nga anëtarët e këtyre grupeve.

Dy rep grupet e njohura “OTR” dhe “BABA STARS” veç se kanë filluar të sulmojnë edhe publikisht njëri tjetrin duke e akuzuar si dhe duke iu kushtuar këngë grupeve rivale, madje nëpër koncerte shtyjnë fansat që të fotografohen me gishtin e mesëm lartë.

Përveç këngëtareve femra të cilat shpeshherë përplasen nëpër evente dhe mbrëmje të ndryshme për shkak të konkurrencës që dita ditës është duke e përhapur edhe më shumë, edhe rep grupet e njohura shqiptare kanë filluar të përplasen në mes vete, por të paktën deri më tani jo fizikisht!

Dy grupet e njohura të skenës shqiptare OTR dhe Baba Stars kanë filluar të gjuajnë akuza mes njëri tjetrit, madje nëpër koncerte ato u kushtojnë këngë rivalëve dhe detyrojnë fansat që të fotografohen duke nxjerrë gishtin e mesëm lartë, transmeton Editorial.

Një rast jo i zakonshëm para disa dite ka ndodhur në profilin e rep artistit Ledri Vula, i cili shumë hapur ka filluar të shaj dhe ofendojë Noizyn nga OTR, ndërsa më pas kanë vijuar shumë komente nga ana e fansave, të cilët edhe kanë postuar disa video ku nëpër koncerte shahen dhe ofendohen këngëtarët.Si duket viti 2012 nuk do të jetë fundi botës, por që fundi i ndonjërit nga anëtarët e këtyre grupeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here