Plas sherri mes Lorit dhe LuanesNë momentin kur gjakrat u duk se u shuan, gazeta “Shekulli” ka plasur një titull që ka shkaktuar jo pak çudi.

Si për të futur sërish xixat mes dy bjondeve që u përfolën për një përplasje mes tyre, gazeta e deputetit Koço Kokëdhima, ka deformuar mesazhin e paqes, që vetë Lori Hoxha u mundua të japë përmes fotos së postuar pasditen e djeshme në Instagram.

“Lori e quan Luanën “k*rvë”, shkruan “Shekulli” duke u munduar të gjejë një përkthim nga anglishtja të fjalës shqip “bishë”. Luana për shkak të emrit (ngjashmërisë me luanin) dhe një kënge që ka realizuar, e thërrasin me nofkën “bisha”.

Këtë shprehje përdori edhe shefja e saj kur shkroi: “Unë dhe kjo bisha”. Por, për gazetën “Shekulli”, pas këtij postimi fshihet një tjetër mesazh. Sipas shkrimit të botuar, Lori e ka quajtur Luanën, “k*rvë”. Nuk dihet pse i është bërë ky përkthim postimit të Lorit, megjithatë urojmë që shkrimi mos ndikojë tek miqësia e vajzave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here