Ben Stiller është plakur në mënyrë të befasishme, por mos u shqetësoni sepse aktori i famshëm i komedive nuk ka asnjë çrregullim gjenetik. Thjesht në rolin e tij të ri në filmin The Secret Life Of Walter Mitty i duhet të interpretojë një burrë të moshuar.

Në këtë film, Ben Stiller luan rolin e një fotografi reviste paksa të turpshëm, i cili imagjinon se si do të ishte jeta e tij në rrethana dhe kohë të ndryshme.

Në një pikë të filmit ai e sheh veten të moshuar dhe këtu artistët e trukimit në Hollivud kanë bërë një punë të mrekullueshme.

The Secret Life Of Walter Mitty do të shfaqet në kinematë amerikane më 25 dhjetor të vitit 2013 dhe është një përshtatje e tregimit të shkurtër të vitit 1939 me të njëjtin titull.

Kasti i filmit do të ketë në përbërje aktorë si Kristen Wiig, Sean Penn, Adam Scott, Kathryn Hahn, Shirley MacLaine dhe Josh Charles.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here