Lindsay LohanShtëpia e Lindsay Lohan është plaçkitur ditën e djeshme, bëjnë të ditur mediat e huaja.

Aktorja e “Mean Girls”, e shokuar nga ky lajm, ka zbuluar sulmin kur është hyrë në shtëpi pas mesnatës.

Nëna e Lindsay, Dina ka thënë mbrëmë se “ajo është dukur shumë e mërzitur”.

“Kasaforta ishte nxjerr nga muri ndërkaq dyerve ju ishin hequr dorëzat. Faleminderit Zotit, ajo nuk ishte në shtëpi. Hajnat kanë vjedhur argjendari dhe këpuca”, ka thënë ajo.

Shtëpia e aktores, që është në Hollywood Hills, po ashtu ishte thyer në maj, por asgjë nuk ishte vjedhur.

Dina, e cila është po ashtu menaxhere e Lindsay, ka thënë se ajo ka qenë duke planifikuar të largohet nga lagja para hajnisë.

“Do ta dërgojmë atë në një vend me të sigurt”, ka thënë ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here