Pixie Lott do të bëjë debutimin e saj si aktore në filmin e ardhshëm televiziv, “Fred: The Movie”.

19-vjeçarja luan krahas Lucas Cruikshank në komedinë e pavarur, e cila do të debutojë në kanalin britanik ‘Nickeldoeon’ në muajin gusht.

Lott thotë se ajo është e ngazëllyer që ka siguruar rol, pasi ka kaluar disa vite duke studiuar dramën, megjithatë është e befasuar që aktrimi ka ardhur kaq herët në karrierën e saj.

“Nuk kam menduar se do të kthehem kah aktrimi kaq herët. Mendoj se do të ketë edhe projekte të tjera. Kam shkuar në një shkollë skene dhe kam studiuar dramën, vallëzimin, këndimin dhe teatrin muzikor, andaj kam pasur njohuri. Më pëlqen sfera argëtuese”, ka thënë këngëtarja për BBC.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here