Brad Pitt është shprehur se jeta e tij me Jennifer Aniston ishte patetike dhe se ai nuk ndihej aspak i lumtur.

“Në vitet ’90 jeta ime ishte patetike. Kërkoja gjithmonë një histori interesante për filmin tim të radhës, në një kohë që jeta ime nuk ishte aspak e tillë. Mendoj se martesa ime ishte një arsye e jetës që bëja”, deklaroi Pitt për revistën amerikane ‘Parade’.

Pitt u martua me yllin e serialit ‘Friends’ Jennifer Aniston në vitin 2000 pasi kishte disa vite që dilte me të. Cifti u nda pesë vite më pas, kur Pitt u njoh me Angelina Jolie në sheshxhirimin e filmit ‘Mr And Mrs Smith’.

Më pas, aktori foli për partneren e tij, aktoren Angelina Jolie, me të cilën ka 6 fëmijë, tre prej të cilëve të adoptuar.

“Gjëja më e mirë dhe më e zgjuar që kam bërë në jetë është martesa me Jolie. Ajo është një nënë e mrekullueshme”, thkson Pitt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here