Brad Pitt dhe George Clooney po prishin miqësinë e tyre dhe shkak për këtë mendohet të jenë të dashurat e tyre.

Mediat amerikane shkruajnë se miqësia e madhe e dy yjeve të Hollivudit është në sprovë për shkak se Angelina Jolie dhe Stacy Keibbler nuk e durojnë njëra-tjetrën. E gjitha filloi kur Stacy shkroi në Twitterin se nuk do të ishte aspak keq që për çdo ditë të qëndrojë me Brad.

Pas kësaj ngjarjeje, kur u takua me Stacy, Jolie ka reaguar shumë ftohtë ndaj saj, dhe që atëherë marrëdhënia e tyre nuk është përmirësuar. Clooney dhe Pitt pastaj kanë marrë sjelljet e të dashurave të tyre dhe kanë filluar të ngacmohen.

Kur një gazetare pas shpalljes së nominimeve për “Oscar” e ka pyetur Bradin se a mundet ta mundë Clooneyn, ai iu përgjigj duke thënë se Clooneyt do t’ia jepte të gjitha shpërblimet. “Për më tepër, ne duhet të shpikim edhe ndonjë shpërblim në mënyrë që ai të mund të fitojë”, i ka thënë Brad gazetares. George është zemëruar me këtë deklaratë, sepse atë e ka parë si vazhdim të ngacmimeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here