Altuna Sejdiu, edhe njëherë është bërë pjesë e thashethemeve për shkak të publikimit të pazakonshëm të fotove të saj në Facebook.

Bukuroshja dhe këngëtarja shkupjane, e cila njihet me emrin Tuna, është parë me një foto të pazakonshme që e ka bërë në facebook me reperin Noizy, ku ky i fundit ja ka drejtuar asaj pistoletën në kokë, kurse Tuna luan rolin e të frikësuarës.

Foto të këtilla në vendet perëndimore do të ishin bërë objekt debati, pasi që shumica e këngëtarëve të estradës tonë shpesh e tejkalojnë vetveten dhe nuk kanë kujdes me skena të këtilla, aq më pak kur dihet se adhuruesit e pop-këngëtarëve janë kryesisht adoleshent dhe të mitur, ku edhe mund të marrin shembull nga këngëtarët idol të tyre.

Fotoja, edhe pse është një montazh ku paraqitet një model të vjetër të revoleve, megjithatë është një fotografi e vendosur pa kujdes dhe nuk i ka hije ta bëjnë dy këngëtarë, që tashmë kanë një numër të madh të adhuruesve të tyre në mbarë trojet shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here