Pirro Cako një këngë për Inva Mulen Pirro Çakon ka ende pikëpyetje në kokë, për arsyen e vërtetë pse Inva Mula vendosi t’i thotë “mjaft më të dy”.

Në një lloj mënyre ka treguar se ndien ende për bashkëshorten e tij, me të cilën është aktualisht në një proces divorci në Gjykatën e Tiranës.

Pas shumë tentatitave për t’u ulur e folur me të, dhe refuzimeve që ka marrë nga ajo, Pirro ka vendosur kështu t’ia bëjë pyetjen me këngë, Inva Mulës, për të kuptuar arsyen e vërtetë pse ajo e la.

Kënga “Zemër e pakurdisur”, me të cilën konkurron Soni Malaj në festivalin “Kënga Magjike”, është shkruar vetëm për Invën. Autori i tekstit dhe muzikës, Pirro Çako ia ka dedikuar sopranos këtë baladë të ndierë, ndërsa dëshmon në një farë mënyrë se pavarësisht dhembjes dhe trishtimit që mban me vete, ai tashmë është mësuar dhe e ka pranuar ndarjen, kur thotë “gjithçka mbaroi tani…”. Ndërkohë që procesi i gjyqit për divorcin po avancon, kantautori ka vendosur të mbyllet në studion e tij dhe të shkruajë këtë këngë, ku shumë mund të gjejnë veten.

Vargu kryesor i refrenit është “Zemër pse më le…”, ndërsa duke përmendur “shumë vite që kanë kaluar”, duket qartë që flet për martesën e tij disavjeçare. Çako ka vendosur të heshtë në media, dhe të mos u kundërpërgjigjet intervistave të sopranos, pasi mesa duket ndien ende për të. Ndoshta kjo mund të quhet balada e jetës së tij, i cili nuk e ka kaluar aq lehtë këtë ndarje shumë të bujshme dhe në media.

Dhe për ta sjellë sa më bukur për publikun, ai ka zgjedhur pikërisht këngëtaren Soni Malaj, e cila vitet e fundit ka goditur me baladat e saj, që kur konkurroi në “Top Fest” me këngën “Ndarja”, apo më vonë me “Shpirtin binjak”. Ideja e Pirros dhe Sonit ishte që këtë këngë ta sillnin më të fuqishme, duke tentuar të bashkonin grupin “Spirit Voice”, gjë që nuk u bë e mundur për shkak se njëra nga këngëtaret nuk mund të vinte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është hera e dytë që Pirro kompozon këngë dhe shkruan vargje me historitë e tij personale.

Vitin e kaluar ai konkurroi vetë si këngëtar në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Anjushka”, kushtuar të dashurës së tij Anjeza, arsyeja që e shtyu Invën të udhëtonte nga Parisi dhe të depozitonte padinë për divorc në Gjykatën e Tiranës. Në ndryshim nga “Zemër e pakurdisur”, ajo ishte një këngë me nota të gëzuara, ku ai tregonte se si është është njohur me të dashurën e tij të re./Gazeta Panorama/

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here