Fotot që po publikojmë, janë bërë në lokalin ‘’Vertigo Bar’’ në Kërçovë të Maqedonisë, lokal ky që mbledh emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, duke organizuar kështu mbrëmje të paharruara me muzikë shqipe.

Me datë 1 maj, në lokalin e lartpërmendur ka qenë i ftuar edhe këngëtari i njohur Pirro Çako, i cili sipas burimeve nga vendi ku është zhvilluar mbrëmja, thuhet se është pritur shumë mirë nga publiku atje, saqë të gjitha këngët janë kënduar së bashku me ta dhe atmosfera ka qenë shumë e ngrohtë.

Gjatë asaj mbrëmjeje, kantautori i njohur ishte i shoqëruar nga e dashura e tij 22-vjeçare, Sisi, të cilën e ka prezantuar pikërisht ai vetë si të tillë.

Tashmë është bërë si një traditë nga të gjithë këngëtarët, që të marrin me vete të dashurat nëpër koncerte ku këndojnë. Mësojmë se pagesa që ka marrë Pirro atë mbrëmja, ka qenë diku rreth 1 mijë euro, një pagesë e mirë kjo, krahasuar me kolegët e tij. E ndërkohë që sezoni veror po afrohet, ‘’Vertigo bar’’ do të sjellë të gjithë këngëtarët e njohur të skenës për të kënduar, e sigurisht që edhe Pirro do të jetë në ndonjë tjetër datë për të kënduar para publikut kërçovar, pasi është pritur për mrekulli atje.

Ndërsa ish-bashkëshortja e tij, sopranoja e njohur Inva Mula, është bërë nënë për herë të dytë nga martesa me biznesmenin Et’hem Ramadani, duke sjellë në jetë një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin e mamasë së ndjerë të Invës, Nina. Ende nuk dihet se si janë planet e Pirros për lidhjen e re, a do të zyrtarizohet ajo në martesë dhe a do të vendosë edhe Pirro të ketë një tjetër fëmijë në lidhjen e tij të re, ashtu si ish-bashkëshortja e tij.

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here