pirrocakoPirro Cako, kantautori i mirënjohur, prej disa javësh ka marrë një rol sa të bukur aq edhe delikat për te, siç shprehet edhe ai vetë në një interviste të dhënë për suplementin “Koha Tjetër”. Ai për 15 javë do të jetë në rolin e anëtarit të jurisë së super-spektaklit “Gjeniu i vogel”. Por, si e ka pritur Pirro këtë ftesë dhe si është ndjerë në këtë rol të ri, mund t’a mësoni duke lexuar intervisten e plotë.

Ju keni disa javë që jeni vendosur në rolin e anetarit të jurise së “Gjeniut të vogel”, si ndjeheni?

Është një eksperiencë e re shumë e bukur, por edhe shumë delikate do të thoja, sepse fëmijët nga natyra janë sensibël dhe shpesh herë të mbushen sytë me lot, kur të duhet të japësh një vendim që ti e di në koken tënde se kush duhet të kualifikohet, por fillon dhe të qan zemra për fëmijen tjetër. Kur e imagjinon se fëmija tjetër do të trishtohet aq shumë, të dhimbset se të duket se është fëmija jot. Kështu që është një garë e dyfishtë, sepse të duhet të kesh një takt të jashtëzakonshem që mos të vritet psikologjikisht fëmija dhe t’a kuptoje, në mënyrë që momentin e largimit t’a marre sa më lehtë, t’a marrë sa më me optimizëm dhe mos i largohet këngës, por t’i rikthehet pasionit për këngën.

Ju i shihni për herë të parë në skenë fëmijët konkurrente, apo i keni dëgjuar edhe më parë?

Jo, une nuk i kam degjuar me pare, nuk kam qënë pjesë e produksionit në përzgjedhjen e tyre, por i kam dëgjuar pasi janë përzgjedhur, sepse atëhere m’u komunikua edhe që do të isha pjesë e jurisë së “Gjeniut të Vogel”. I kam dëgjuar këngëtaret e vegjël gjatë momentit kur është vendosur se çfarë repertori do të zgjedhin, cila këngë i shkon më shumë. Ky është vërtet një moment shumë i rëndësishem, si për produksionin, ashtu edhe për pedagogët e tyre dhe mua, të vendosesh se cila këngë i shkon më shumë vokalit të njërit apo tjetrit. Është vënë re se një këngëtar mund të kalojë para hundës talenti i tij edhe me një këngë që nuk i përshtatet shumë vokalit. Pra edhe kjo është shumë e rëndësishme, që femija jo vetëm të punojë dhe të përgatitet, por edhe materiali të jetë sa më i përshtatshem për vokalin e tij. Çdo këngë ka specifiken e vet dhe çdo zë ka specifiken e vet, pikërisht këto elemente duhet të ndërthuren shumë mirë me njëri-tjetrin në mënyrë që të dalë një performance e bukur dhe e kompletuar. Ky është edhe kriteri që duhet të përmbushet në këtë spektakel, aq më tepër ku ka garë dhe eliminim të menjëhershëm.

Tashme numri i fëmijëve është reduktuar, duke qënë se disa prej tyre janë eliminuar në dy netët e para të spektaklit. A jeni bërë pishman, për ndonje fëmijë që keni larguar?

Pishman… Une kur kam marrë përsiper këtë rol, nuk kam thënë betohem, por kam thënë që do të perpiqem që vota ime të jetë vota më e drejte, për aq sa unë mbuloj si muzikant, si artist i formuar dhe që më lejon mosha apo eksperienca ime muzikore. Në këtë kontekst, nuk mendoj se kam pishmane. Kam keqardhje, po kur kam pasur ndonjë pishman të vogel, kemi kaluar në balotazh. Duke dashur që t’a degjosh përsëri fëmijen, më pas balotazhi i ka dhënë secilit prej fëmijëve atë që ka merituar. Sepse pas dy sfidash, kemi pasur mundësinë që të dallojme se kush nga dy fëmijet ka qënë më i talentuar për të vazhduar garen deri në finale.

A do të kenë ndonjë mundesi tjetër fëmijët që kanë humbur sfidat direkte, për t’u rikthyer në gare, si është menduar nga produksioni?

Fliten se do të jetë një garë tjetër dhe mendoj se produksioni do t’i japë një mundësi dhe kjo do të jetë një surprize shumë e bukur për të gjithë, nëse do të realizohet. Kjo, edhe sepse nuk jemi “supermenë” dhe mund të kemi gabuar në përzgjedhjet tona. Gjeniu bëhet një herë nëkaq kohë dhe kështu të jepët mundësia që të “ripeshkosh”, edhe një herë tek ata që ke lënë jashtë dhe të gjesh edhe atje, brumë. Jam i sigurt që nëse realizohet kjo natë, do të gjejmë patjetër ndonjë këngëtar të vogël, që fatkeqesisht shorti e ka nxjerrë me një konkurrent më të fortë se vetën dhe është skualifikuar. Dhe me anë të kësaj mundësie të dytë, ky talent do të ketë mundësi që të triumfojë. Nuk e di nëse do të jepët një shifer, por me siguri që ndoshta do të jenë dy apo tre fëmijë që do të kenë mundësi që të rikthehen përsëri në garë. Le të shikojmë dhe të shpresojmë që kjo do të ndodhë vërtetë.

A keni pasur gjatë këtyre netëve të para ndërhyrje nga prinderit e fëmijeve, apo të aferm të tyre?

Jo, nuk kam pasur asnjë ndërhyrje nga prinderit dhe kam bërë punën time në mënyre më përfekte, produksioni na ka lënë dorë të lirë për gjithcka. Jam shumë i gezuar se edhe me kolegët e tjerë, anëtarët e jurisë, kemi një konvertuar në të njejtat shina dhe kemi qënë pak a shumë unanim në vendimet tona, me gjëra shumë të vogla, por kjo është normale. Por mendoj se nga java në javë, puna jone do të bëhet edhe më e vështirë, sepse këtu do të fillojnë edhe problemet e para. Diferenca do të jetë shumë e ngushtë dhe kjo do t’a veshtirësojë punen, pasi një këngë, ka shume komponente për të dalë perfekt. Njeri nga këngëtarët mund të ketë pesë nga dhjetë komponente dhe tjetri mund të ketë pesë të tjerat. Atëhere, hajde vendos se cili nga ata e meriton të vazhdojë garen. Pra, në këtë moment do t’a kemi shumë të vështirë që të lëmë të ece perpara, atë që e meriton vertet.

Nga eksperienca juaj shumë vjeçare në skenë, çfarë do ju thonit fëmijëve që e lënë garen dhe largohen nga “Gjeniu i vogel”?

Nga eksperienca ime do të doja shumë që t’u thoja këtyre fëmijëve që mos t’a lënë asnjëherë pasionin për këngen. Pasi talenti është, por mbrapa talentit fshihet shumë punë. Do të thoja që një talent pa punë, mbetet në vend numëro, është si një lule që nuk vaditet. Ndërsa një talent me punë, ecën përpara dhe zhvillohet. Dhe nëse ti punon dhe mundohesh për të arritur qellimin që ke, do ja dalësh patjetër dhe do t’a marrësh patjetër shperblimin. Asnjë nuk duhet të demoralizohet, sepse të gjithë ata fëmijë që janë ngjitur në skenën e “Gjeniut”, janë talente dhe unë i sugjeroj që të gjithëve, pavarësisht se deri kur do të ecin në garë, t’a rrisin këtë talent që kanë brenda vetës duke punuar, sepse gjithçka është relative. Kemi parë nga eksperiencat, që edhe ai që nuk fiton “Gjeniun”, ka qënë një talent që ka ecur. Pra, me shumë punë do të shikojne se do t’a realizojnë një ditë në jetë ëndrren e tyre, pavarësisht sfidave që do të duhet të përballojnë.

Ka pasur ndonje moment të veshtire, ku jeni penduar që jeni bërë pjesë e jurisë së “Gjeniut të vogel”?

Unë nuk jam penduar asnjëherë, por kam një përgjegjësi shumë të madhe. Është një gjë shumë e bukur që të jesh në TV Klan dhe të jesh pjesë e këtij spektakli kaq të bukur dhe me një audience të madhe, aq më shumë të punosh me të tilla kushte perfekte dhe në një sallë moderne, unë do të thoja që jam me fat që jam përzgjedhur nga ky produksion aq profesional, për të qënë pjesë e jurisë. Nuk mund të them për asnje moment që jam penduar, por thjeshtë që kam merak t’a bëj punen time sa më mirë dhe që t’a justifikoj këtë punë në funksion të produksionit dhe të fëmijëve pjesëmarrës, duke zhvilluar talentin e tyre.  Yllka Selita Koha Jonë

Burimi: Vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here