Colin Firth duket i palumtur në kopertinën DVD-së në njërin nga dyqanet e shumtë të Prishtinës ku shiten filma piratë.

Me çehre gati të padallueshme dhe të dizajnuar në mënyrë amatore, Firth – i cili ka marrë Oscar për aktorin më të mirë me rolin e tij në filmin “The King’s Speech” – duket sikur ka dalë me zor në fotografi.Por për shitësen e filmave, Vjollca Bedriu, kjo ka fare pak rëndësi.

Është shumëzuar shumë herë kjo kopertinë për këtë ka dalë më keq. Por cilësia e xhirimit është e mirë”, thotë Bedriu, teksa rendit një pas një pesë filmat që për momentin po shiten më së shumti.

Të martën lokalet që shesin filma piratë kanë pasur prurje të mëdha malli. Menyja ka qenë e përbërë nga fitues të çmimeve “Oscar”. Shitja e tyre është shtuar me ndarjen e çmimeve “Oscar” të dielën mbrëma.

Ka një interesim të shtuar për filmat sikur ‘The Social Network’, ‘Black Swan’, ‘127 hours’ e shumë të tjerë”, thotë Bedriu.Madje, sipas saj, do të ishte mirë që “Oscar” të mbahet së paku dy herë në vit.

Ne i kemi pasur këta filma gati një javë para se të jepen çmimet ‘Oscar’, mirëpo ka pasur interesim më të ulët. Por ka dy ditë që shitja e filmave fitues është rritur goxha”, ka thënë Bedriu.

Disa metra më poshtë, një kolege e saj që punon në një tjetër dyqan DVD-sh, Arbenita Musliu, nuk ka edhe shumë kohë për muhabet.

Edhe viteve të kaluar ka pasur një kërkesë të madhe për filmat që zakonisht fitojnë ‘Oscar’. Një interes të tillë ka pasur edhe për filmat që kanë fituar disa çmime të tjera”, ka thënë Musliu.
Ajo tregon se porositja e filmave bëhet që prej kohës kur publikohen nominimet.

I përcjell mediat edhe lexoj për cilët filma po flitet më shumë. Kush po merr çmime, cilët po kritikohen dhe e bëjmë një listë që ato t’i sjellim në lokalin tonë”, ka thënë Musliu. Por prej ditës së parë të kësaj jave, hesapet kanë luajtur.

Këtë javë filmat që janë shitur më së shumti janë ‘The Social Network’ dhe ‘The King’s Speech’. Me sa e kam parë këta kanë marrë edhe çmime Oscar dhe ndoshta kjo është arsyeja”, ka thënë Musliu.Por Burim Fazliu, një pronar i lokalit të DVD-ve, thotë se në kohën kur ndahen çmimet ‘Oscar”, është e zorshme që të porositen ata filma që fitojnë çmimet.

Në lokalin tonë i kemi gati të gjithë këta filma. Mirëpo i kemi porositur shumë kohë më parë”, ka thënë Fazliu. Ai është i njohur me filmat që kanë fituar më së shumti “Oscar”, porse thotë se komeditë dhe romancat çfarëdo qofshin ato, janë më të kërkuarat.Tek lokali im ‘The King’s Speech’ është më pak i kërkuar sesa “The Social Network”, ka thënë Fazliu.

Por gjendja e njëjtë nuk është edhe në kinemanë ABC. Miradije Vllahiu, menaxhere e kompanisë për distribuimin dhe shfaqjen e filmave “Genci”, është shprehur e zhgënjyer me numrin e shikuesve të cilët kanë prerë biletë për të parë filmin “The Social Network”.

Rrëfimi për themeluesit e rrjetit social “Facebook”, është dhënë premierë të hënën në mbrëmje, pa kaluar 24 orë prej se mori tre “Oscar”.Ani pse ka fituar çmime, bazuar në natën e parë nuk ka qenë numri që është pritur”, ka thënë Vllahiu.

As 50 për qind e kapacitetit të ulëseve që ofron ABC-ja nuk është plotësuar nga shikuesit. Për Vllahiun kjo është brengosëse.Një film që ka bërë namin në botë këtu nuk ka interesim. Kjo është e pakuptimtë”, ka thënë ajo.

Të dielën që shkoi, në Los Angeles është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar’.
“King’s Speech” ka marrë katër çmime “Oscar” dukë përfshirë atë për filmin më të mirë, aktorin më të mirë, regjisorin dhe skenarin më të mirë.

“The Social Network” mori tri çmime. Përveç skenarit më të mirë të adaptuar, filmi i David Fincher mori çmimin për montazhin më të mirë dhe muzikën më të mirë origjinale. Natalie Portman mori çmimin për aktoren më të mirë për portretizimin e balerinës së re në filmin “Black Swan”.

Në mesin e fituesve të kësaj ceremonie ka qenë edhe komedia familjare “Toy Story 3”, që u shpërblye me çmimin për filmin më të mirë të animuar, përderisa “Inside Job” u emërua dokumentari më të mirë. Filmi nga Danimarka, “In a better world” mori çmimin për filmin më të mirë të huaj.

Filmi “Inception” po ashtu fitoi katër çmime “Oscar”, të gjitha në kategori teknike, sikurse edhe ishte parashikuar, duke përfshirë atë për efekte vizuale, kinematografi, montazhin e zërit dhe miksimin e zërit. Ndërsa, filmi “True Grit” i vëllezërve Coen, shkoi në shtëpi duarbosh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here