Ai, ajo dhe tjetra, një trekëndësh i vjetër sa vetë bota, por nëse protagonistët janë kampioni i Barcelonës Gerard Pique, bomba pop latine Shakira dhe supermodelja izraelite Bar Rafeaeli, lajmi është shpërthyes.

E përjavshmja Caras nxjerr në kopertinën e saj trekëndëshin më të nxehtë të momentit.

Ajo që ka konfirmuar zërat dhe që mbështet atë, që ish e dashura e Leonardo DiCaprio ka një flirt prej një muaji me futbollistin, ka qënë tv spanjoll 8tv, në programin e tij Aruscity, ku fliste pa cituar emra për një flirt midis Bar dhe një kampioni me emër.

Por detajet ishin aq preçize saqë të gjithë e kuptuan që bëhej fjalë për Pique, edhe për faktin se Shakira gjendej shpesh herë në Los Angeles për punë këto kohë dhe Bar është parë gjithmonë e më shpesh në Barcelonë dhe në stolat e stadiumit për të ndjekur Gerard.

Tani pritet vetëm reagimi i Shakirës e dalluar për temperamentin e zjarrtë e cila për dashurinë ndaj futbollistit kishte lënë pas 11 vjetësh dashuri, një hap nga martesa, Antonio de la Rua, djalin e ish presidentit të Argjentinës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here