Një ditë pasi u shfaqën nëpër mediet lajmet se Gerard Pique e ka lënë Shakiran për modelen Bar Rafaeli, futbollisti i Barcelonës ka publikuar një foto me anë të së cilës ka demantuar këto shkrime.

Pique në Facebook dhe Twitter ka postuar një foto duke përqafuar të dashurën, Shakirën. Me ta në shoqëri ishte edhe shoku i ekipit, Fabregas me të dashurën Daniella Semaan.

“Jam kënaqur në një mbrëmje të mrekullueshme,” ka shkruar Pique dhe kështu gjithkujt ia ka bërë të qartë që lidhje e tij nuk po kalon përmes një krize dhe se ende është i dashuruar në këngëtaren kolumbiane.

Kujtojmë se gazetarët kanë raportuar se gjoja e kanë parë Piquen në shoqërinë e modeles izraelite Bar Rafaeli, e cili është adhuruese e zjarrtë e Barcelonës.

Megjithatë, biondja e mrekullueshme ka mohuar se ata të dy janë në lidhje dhe se futbollistët nuk i pëlqejnë në rolin e të dashurit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here