Gerard Pique duket se nuk po kalon momentin e tij më të mirë në nivel futbollistik, edhe pse imazhi i tij vazhdon të zërë faqet e para të gazetave.

Mediat spanjolle kanë hedhur disa hipoteza që lidhen me paraqitjen e dobët të mbrojtësit spanjoll me fanellën e Barcelonës dhe të gjitha bien dakord në një pikë: arsyeja e rendimentit të ulët të futbollistit është Shakira.

“Pique, kohët e fundit nuk është i përqendruar sa duhet kur zbret në fushë dhe arsyeja e këtij problemi ka një emër: Shakira. Duket se këngëtarja nuk e lejon lojtarin që të japë 100 për qind nga vetja në fushë”, janë disa nga kritikat.

Përveç të tjerave, sipas mediave, arsyeja kryesore është se futbollisti nuk arrin të shprehë maksimumin e tij kur luan, për shkak të agjendës së ngjeshur sociale, pasi duhet të shoqërojë të dashurën e tij këngëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here