Është paksa impresionuese që të njihesh botërisht falë motrës tënde, kunatit tënd dhe…. të pasmeve të tua”. Kështu është shprehur për revistën angleze “You”, Pippa Middleton, motra e princeshës Kate Middleton, pas daljes së librit të saj “Celebrate: A Year of Festivities for Families and Friends”.

Edh pse e rezervuar 29-vjeçarja ka vendosur të rrëfejë për publikun britanik se si ndryshoi jeta e saj menjëherë pasi e motra u martua me princin William, ku ajo u komentua jo vetëm se ishte motra e Kate, por edhe për shkak të hireve të saj.

“E marr me mend se shumë lexues do e blenë librin vetëm nga kureshtja. Më besoni se në fakt më shumë habitem unë se ju, teksa shkruhet dhe flitet shumë për mua, në një kohë që mua nuk më është dashur të bëj asgjë”, shprehet Pippa.

“Sigurisht që tashmë kam mundësi që nuk mund as t’i imagjinojnë, por në shumë aspekte unë jam një vajzë e thjeshtë rreth të 30-ve e cila po përpiqet të ndërtojë një karrierë, në mënyrë që të prezantojë veten në rrethana që shpesh herë rezultojnë të çuditshme, shumë prej të cilave janë thënë edhe në libër”, shton Pippa në intervistën e saj të sinqertë për revistën angleze.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here