Pippa Middleton ka refuzuar të gjitha punët që lidhen me jetën publike, në mënyrë që mos ta vë në siklet motrën e saj, Kate Middleton.

Pippas i janë ofruar shumë vende pune në Amerikë – duke përfshirë edhe një ‘talk show’ amerikan, por, sipas të shoqes së saj, ajo nuk e pranoi, nga frika se do të turpëronte motrën e saj.

“Pasi që Kate është dashur të kaloj nëpër kaos rreth fotografive lakuriqe, gjëja e fundit që Pippa dëshiron është ta turpërojë motrën e saj. Ajo madje refuzoi një intervistë me Oprah Winfrey për këtë shkak,” tha një mik i Pippas.

Ai thotë se Pippa është e vetëdijshme se do të pyetet në lidhje me lakuriqësinë e motrës së saj dhe për këtë arsye i shmanget daljeve dhe punës në media.

“Pipa është e vetëdijshme se çfarëdo që ajo thotë për lakuriqësinë e motrës nuk do të jetë e mirë dhe gjithashtu e di se kjo është një pyetje e pashmangshme,” thotë një burim i afërt me Pippan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here