Freida Pinto thotë se asnjë prej filmave të saj nuk janë më të mirë se sa “Slumdog Millionaire”, ku ajo e ka takuar të dashurin aktual Dev Patel.

Aktorja indiane e cila u bë e famshme në filmin e lartpërmendur së bashku me të dashurin Dev Patel, mendon se nuk ka pasur film më të mirë në karrierën e saj.

“Dev më ka thënë se ky do të jetë film fenomenal dhe se do të duhet të kënaqemi maksimalisht tani pasi nuk do të përjetojmë më të mirë. Eksperienca ishte fenomenale. Unë nuk kam pasur eksperiencë sikur ‘Slumdog Millionaire’ prej të shtatë filmave që kam bërë deri tani. Ishte një foshnje të cilën dëshironi ta përsërisnit vazhdimisht”, tha Pinto.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here