Pink së shpejti me album të riKëngëtarja e njohur amerikane Pink pritet që shumë shpejt të vijë me një album të ri.36-vjeçarja është duke punuar në albumin e shtatë që nga viti i kaluar dhe tani ka nisur të konfirmojë titujt e disa këngëve.

Ajo në fundjavë ka regjistruar këngët “Love Me Anyways” dhe “Recovering” me organizatën për të drejtat muzikore “BMI”, raportojnë mediat amerikane.

Të dy këngët janë shkruar nga Pink dhe Tom Douglas e Allen Shambil.

Albumi i ri i Pink do të shërbejë si pasardhës i “The Truth About Love” që ishte lansuar më 2012.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here