Këngëtarja e zhanrit pop-rock, Pink, dhe reperi Emeinem, kanë xhiruar një “zhurmë alternative klubi” së bashku.

Dy artistët i kanë bashkuar forcat për të realizuar një këngë për albumin e ri të Pink të titulluar “Here Comes The Weekend”.

“Ai më tha, ‘A do të bësh një këngë me mua’? ‘F***, po’!, i thash, ‘Ti a do të bësh këngë me mua?’, ai tha ‘F***, po’. Zgjatëm duart. Asgjë nuk nënshkruam. E kryer”, ka thënë Pink për gazetën australiane Herald Sun.

Eminem dhe Pink më herët kishin bashkëpunuar në këngën “Won’t Back Down”, që u përfshi në albumin “Recovery” të reperit të lansuar në vitin 2010.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here