Pink: Ndihem mirë me trupin timPink ndihet mjaft mirë me trupin e saj dhe këtë mesazh ajo i’a ka bërë të qartë të gjithë ndjekësve në rrjetet sociale, të cilët e kanë kritikuar. Këngëtarja nuk ka nguruar aspak, madje është treguar mjaft e ashpër në qëndrimin e saj për mbipeshën.

Pink është kritikuar në rrjetet sociale për peshën e saj gjatë një eventi bamirësie ditën e shtunë. Ajo ka reaguar pas këtyre kritikave të bëra ndaj saj me një status, në të cilin shkruhej: “Shikoj se disa prej jush janë shumë të shqetësuar për mua duke komentuar peshën time.

Shoh që i jeni referuar fotografive nga mbrëmja në dobi të kancerit, ku unë isha për të mbështetur mikeshën time,

Dr. Maggie DiNome. Fatkeqësisht, pesha ime duket se ka qenë më shumë e rëndësishme për disa prej jush. Në fakt ndihem e bukur. Kështu që, njerëzit e mi të bukur dhe të shqetësuar, ju lutem mos u shqetësoni për mua, pasi as unë nuk shqetësohem për ju. Jam shumë mirë, e lumtur, e shëndetshme dhe e fortë. Me dashuri, Pink”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here