Pink është shumë serioze sa u përket të drejtave të kafshëve. Aq serioze, sa që një herë refuzoi të performonte për shtëpinë mbretërore angleze për shkak të gjuetisë tradicionale ndaj dhelprave.

Dhe, kur e kuptoi se Selena Gomez ngjyrosi me pink kuajt për videoklipin e saj të xhiruar në Malibu, Pink u hodh në aksion.

“Nëse ka ndonjë aktivist për të drejtat e kafshëve në Malibu, në plazhin shtetëror Leo Cabrillo, atëherë duhet ta dinë se atje ka kuaj të ngjyrosur për një videoklip të marrë. Turp. Artistët duhet të jenë më shumë në dijeni dhe më të përgjegjshëm për veprimet e tyre”, shkroi Pink në Twitter.

Dhe nuk u desh shumë për të kuptuar se kjo deklaratë e Pink i drejtohet pikërisht Selena Gomez, fansat e të cilës iu përgjigjën Pink-ut me fjalë nga më të ashprat.

Nga ana tjetër, zëdhënësit e Gomez kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se kuajt janë ngjyrosur me ngjyrë të shëndetshme që nuk do të ketë efekte anësore te kafshët./telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here