Pink Floyd besohet se do të bashkohen për të performuar gjatë Lojërave Olimpike Londra 2012 gjatë verës së këtij viti.

Antarët e mbetur nga bendi pritet që t’i vënë edhe njëherë menjëanë dallimet e tyre për t’u bashkuar për të performuar në spektaklin e madh sportiv.

“Që një kohë të gjatë është bërë e qartë se na duhet kohë për të bashkuar Pink Floyd dhe tani kjo ka ndodhur, pasi nuk ka gjë më të madhe se sa Lojërat Olimpike. Sikurse Sir Paul McCartney ashtu edhe ata kanë qenë pjesë e kulturës tonë”, theksoi një burim i gazetës britanike Daily Express.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here