Këngëtarja Pink ka festuar përvjetorin e saj të gjashtë të martesës me burrin e saj Carey Hart. Edhe pse ata kishin probleme dhe ishin pranë shkurorëzimit, çifti ende e do njëri-tjetrin. Madje ata kanë postuar edhe mesazhe humoristike në profilet e Twitterave.

“Gëzuar përvjetorin gruaja ime e bukur, që të dua shumë. Gjashtë vjet të mrekullueshëm dhe ende nuk më ke vrarë. Të dua ty përgjithmonë,” shkroi Carey në Twitterin e Pinkut.

Ajo nuk i mbeti borxh, dhe ajo e quan atë ëmbëlsirë. “Kjo është e drejtë, dhe ende nuk të kam vrarë, por për gjithçka ka kohë. Të dua ëmbëlsira ime.”

Shtatë muaj më parë ata janë bërë prindër të vajzës Willow Sage. Çifti u martua në një plazh në Kosta Rika në vitin 2006 në praninë e 160 njerëzve. Edhe pse ata kishin ndërprerë shkurtimisht lidhjen e tyre shkaku i problemeve në vitin 2008 ata ranë dakord pas një viti dhe janë të lumtur nga dashuria harmonike dhe të qenit prindër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here