Petriti, ish-banori nga Prishtina i “Big Brother 4” duket se pavarësisht miqësisë që po ruan me Klodin jashtë shtëpisë, duket se e ka fjetur mendjen se ajo nuk e pëlqen dhe nuk ka ndërmend të këmbëngulë më tani e tutje për një lidhje.

Ndërkohë që në profilin e tij në Facebook ka ndryshuar statusin nga “single’ e ka bërë në lidhje, fakt që i ka bërë kureshtarë fansat e tij, të cilët kanë aluduar me komente nëse bëhej fjalë për një lidhje me Klodin.

Por Petriti e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se nuk është Klodi, e vetmja femër e mirë në këtë botë që ai pëlqen.

Ai ka shtuar se tani po njeh një vajzë tjetër që di t’i falë dashuri, dhe bëhet fjalë për ish-konkurrenten e BB, Ilda Gega, e cila aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Simpatinë ia ka shprehur vetë ajo, duke i pohuar dëshirën e madhe për ta takuar pas kthimit të saj nga SHBA.

Ndërkohë që paparaci ynë e ka fotografuar Petritin duke e puthur me shumë dashuri Klodin në party-n pas mbylljes së “Big Brother 4”, edhe pse ajo brenda shtëpisë e bëri pak të vuante duke e nënvlerësuar dhe duke i bërë të qartë se mes tyre nuk mund të kishte asgjë më shumë se shoqëria./panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here