Elvana Gjata me klipin “Afër dhe larg”, nominuar në pesëshen më të mirë

The Balkan Music Awards 2012″ do të mbledh në Sofje më datë 16 qershor zërat e muzikës ballkanase për tu kurorë- zuar me çmime që tashmë janë kthyer në një traditë që nga 2009. Në ceremoninë e organizuar do të marrin pjesë yjet më të mëdhenj në Ballkan!

Shqipëria këtë vit do të prezantohet me Elvana Gjatën me këngën “Afër dhe larg”, Flori Mumajesi me “Tallava”, Greta Koçi me “Milionere e parë” si dhe grupet nga Kosova, NRG Band me këngën “Rina rina” dhe Revolt me “Wanna be number one”.

Sipas të dhënave në faqen e festivalit këngëtarja Elvana Gjata është nominuar në pesëshen më të mirë për klipin 2011 në Ballkan Music Awards 2012.

Sofja do të jetë stacioni i zërave dhe imazheve të muzikës ballkanike më 16 qershor. Që me 20 mars ka nisur votimi i publikut – fansat mund të votojnë online në faqen zyrtare – www.balkanmusicawards.com deri më datë 8 prill!

Kategoritë janë 16 dhe për të votuar duhet të regjistroheni me email. Nominimet finale janë rezultat i votimit të Akademisë Muzikore Ballkanike, e cila u krijua në vitin 2009 dhe bashkon emrat më të mëdhenj ne fushën e muzikës dhe gazetarisë si autorë, producentë dhe gazetarë nga të gjitha vendet e Ballkanit.

Fituesit do të prezantojnë hitet e tyre gjatë ceremonisë zyrtare në qershor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here