Përse Veseli e fitoi Big Brother Albania 8Hyri në gjysmën e spektaklit por kjo nuk e ndaloi që të fitoi zemrat e shqiptarëve dhe të shpallet fitues e të largohet i fundit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

23 – vjeçari nga Prizreni, Vesel Kurtishaj është një prej emrave i cili po diskutohet më së shumti këto tri ditët e fundit në skenën e show bizit shqiptar, transmeton zeri.info.

Brenda një periudhë shumë të shkurtër faqet e tij zyrtare në “Facebook” dhe “Instagram”, kanë fituar dhjetëra mijëra ndjekës, duke e shndërruar në njeriun e momentit në Kosovë e Shqipëri.

Por çka kishte kaq të veçantë, ky djalosh që i bëri shqiptarët ta votojnë si personazhin kryesorë të Big Brother Albania 8.

Ne po ju radhisim 6 nga arsyet të cilat mendojmë se ishin më kryesoret.

1. Edukata – Njeriu I shekullit XX Nelson Mandela, në një prej thënieve të tij thoshte. “Edukata është një prej armëve më të forta me të cilat mund ta ndryshosh botën”. Këtë pikërisht e bëri Veselin. Ai ndoshta nuk ndryshoi botën por ndryshoi mentalitetin e publikut shqiptarë. Ai bëri, që me sjelljet e tij të të bind publikun shqiptarë që të votojnë për njeriun e mirë, të qetë, të kujdesshëm dhe të sinqertë para arrogancës, egoizimit e intrigave.

2. Zgjuarsia – Se Veseli ishte një prej banorëve më të zgjuar të këtij edicioni përkundër moshës së tij të re kjo nuk do aspak debat. Ai me vetëm 23 vjet diti si të sillet në situata të ndryshme me të cilat u përballë në shtëpinë e Big Brother. Ai dha mendimet e tij mbi temat që u hapën në shtëpi, diti të respektojë femrat në veçanti ato më të moshuara, si dhe nuk e lejoi veten asnjëherë të ulet në nivelin e disa prej banorëve aty të cilët dëshironin ta degradonin. Kjo i ka lënë përshtypje tej mase publikut shqiptarë.

3.– Sharmi – Të jesh i zgjuar dhe i edukuar është cilësi e madhe. Por nëse kësaj ia shton edhe bukurinë atëherë bëhesh i kompletuar. Duke parë reagimet e fansave të tij në veçanti femra në rrjetet sociale lë të kuptoj se ai ka rrëmbyer zemrat e shumë vajzave me paraqitjen e tij. Kjo do të thotë se ai ka pasur edhe një kategori të zjarrtë të tifozëve jashtë të cilët automatikisht janë shndërruar edhe në vota.

4. Sinqeriteti/Dashuria – Veseli ka qenë mbase banori i vetëm në këtë Big Brother i cili e ka shijuar pa komplekse këtë spektakël dhe nuk është munduar që t’i bëj gropën askujt aty Brenda. Ai është sjellë ashtu siç ka dashur, është treguar i sinqertë me të gjithë madje edhe me kundërshtarët e tij. Kur i shton këtu edhe marrëdhënien e tij me Tean të cilën përkundër pëlqimit e ka respektuar tej mase dhe e ka trajtuar në mënyrën më të mirë të mundshme, kjo ka bërë që të reflektoj pozitivitet të madh në publik.

5. VEBERAT – Të fundit por jo më pak të rëndësishmit shoqëria e tij, VEBERA-t. Ky Big Brother ka treguar padyshim se si duhet të jetë një shoqëri. Veseli është përkrahur në mënyrë të jashtëzakonshme nga shoqëria e tij e ngushtë e cila është përkujdesur edhe për disa nga surprizat më të mira që ka pasur ky spektakël ndonjëherë. Nëse Veseli ka kaq shumë fansa sot dhe flitet kaq shumë për të nëpër të gjithë trojet shqiptare, është edhe për meritën e shoqërisë së tij e cila ka bërë një super reklamë për të. Andaj, të gjithë ju që keni një shoqëri të tillë, mos dyshoni se do të jeni fitues në jetë, ashtu sikur Veseli.

6. VESELISTAT – Veseli është banori i cili ka pasur fansat më të “çmendur” në rrjetet sociale. Ata kanë shijuar çdo momentë të qëndrimit të tij në Big Brother dhe këtë ia kanë shpërblyer me votë për të. Vetëm tani Veseli ka më shumë se 38 mijë ndjekës në Facebook dhe mbi 20 mijë në Instagram. Kjo tregon për popullaritetin dhe besnikërinë e fansave të Veselit. Arsyet pse ata e donë atë kaq shumë janë të shumta. Disa e donë për pamjen, disa për sjelljet, disa për marrëdhënien e tij me Tean, por të gjithë e duan, për atë që është. Dhe këtë ia treguan me votë duke e bërë banorin më të dashur të këtij edicioni. Lum ai për VESELISTAT.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here