Pas pushimeve në Londër, moderatorja Albana Osmani i është rikthyer ditëve të nxehta të bregdetit jonian.

Bukuroshja është fotografuar teksa ecën mendueshëm në breg detit. Për çfarë po mendon vallë Albana Osmani, për ndonjë projekt të ri televiziv apo për diçka më të thellë?!

Ajo është njohur gjithashtu edhe për stilin e saj të veçantë të veshjes, dhe duket shumë bukur edhe në plazh. Osmani është veshur me një kostum ngjyrë kafe, kombinuar shumë bukur me kapelen kashtore ngjyrë bezhë.

Por në të njëjtën kohë edhe trupi i saj duket mjaft i tonifikuar. këtë e shohim në këtë fotografi, ku Osmani ka dal me kurriz. Ne i urojmë bukuroshes së ekranit të Top Channel, pushime të mbara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here