Që nga fillimi i karrierës së saj Katy Perry ka treguar se nuk është ë turpshme dhe se zhveshjen nuk e ka problem. E ka vërtetuar edhe në këngën e fundit “California Gurls”, ku është zhveshur nudo pa asnjë problem.

“California Gurls” feat. Snoop Dogg është singli i parë i albumit “Teenage Dream” i cili do të botohet me 24 gusht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Suksesi i albumit thuhet se është i siguruar pasi vetëm kënga “California Gurls” për një muaj është në vendin e parë nga 100 hitet.

Duke pritur albumin më të ri të Kety Perry, duam që t’ju lumturojmë me spotin e këngës ku këngëtaren mund ta shifni nudo fare…Kënaquni!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here